-sidi education-spot_img
19.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse Albin Kurti nuk e futi në listë Liburn Aliun?

Kryesoret

Ministri Liburn Aliu nuk është përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë, të cilës i prinë Albin Kurti, e me të cilën Vetëvendosje do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi mungon në këtë listë, ashtu siç nuk ishte përfshirë as në listën e kaluar në zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Mungesa e Liburn Aliut, ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, një bashkëpunëtori besnik të Albin Kurtit për vite e vite me radhë, në fakt, është më e vërejtshmja aty.

Në listën prej 110 kandidateve me të cilën kryeministri kërkon edhe një mandat qeverisës nuk u përfshi njeriu qe i qëndroi përkrah gjatë gjithë kohës në opozitë, pa hequr dorë as nga elemente të dhunës në përpjekjen relativisht të gjatë që e patën së bashku për ta rritur lëvizjen rebele deri në një forcë drejtuese të vendit që do të lundronte në një det goxha të trazuar kur ata erdhën në pushtet.

Në atë anije nuk qëndron më Aliu, i cili nuk e shpërndau “listën e fitores” dhe nuk komentoi asgjë në rrjetet sociale, për dallim prej pothuajse të gjithë bashkpartiakëve të tij, përfshirë atyre që nuk u përfshinë në listën e kandidatëve – si Bislimi, për shembull.

Aliu ishte në mesin e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së në zgjedhjet e fundit, duke marrë 22 mijë e 520 vota. Ai nuk u pa as në një mbledhje të partisë të dielën, në të cilën Kurti u zgjodh kandidat i LVV-së për kryeministër. Ka më shumë kohë se aq që përflitet për një prishje të marrëdhënieve ndërmjet tyre dhe kjo nuk është mohuar qartazi.

Madje në një rast, mosmarrëveshja ndërmjet Kurtit dhe Aliut u bë publike kur ky i fundit kritikoi qasjen udhëzuese të shefit të tij të partisë ndërsa e konsideronte “gabim” që “duhet të rregullohet sa më parë” vendimin për ta mbështetur publikisht një parti të caktuar në zgjedhjet lokale në Luginën e Preshevës.

Kurti i përgjigjej atij, duke ia kujtuar se kryeministri flet edhe se kush duhet mbështetur edhe në BE e SHBA, “e lëre më në Ulqin e Preshevë”. Agim Bahtiri është një nga ‘risitë’ në listën e kandidatëve të LVV-së për deputetë këtë herë.

Këngëtarja Edona Llalloshi dhe trajneri i futbollit Bylbyl Sokoli janë dy emra të tjerë që bëjnë pjesë në listën e kandidatëve që kjo parti e dorëzoi në KQZ./ Ekspres

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit