-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta voton bashkë me Kryemadhin dhe fëmijët: Ditë e madhe për Shqipërinë!

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka votuar paraditen e sotme në kopshtin numër 31 në rrugën Pjetër Bogdani në zonën e Ish Bllokut.

Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi dhe djalin dhe dy vajzat e tyre të cilët kanë votuar në një qendër votimi në mënyrë tradicionale, me fletë votimi. Në fjalën e tij për gazetarët Meta bëri thirrje për pjesëmarrje masive.

“Për herë të parë votoi edhe Era dhe ishte një kënaqësi që edhe ajo ta kishte sot këtë mundësi. Kam një lutje për të gjithë qytetarët e Tiranës. Gjëja më e rëndësishme që ka një qytetar në demokraci është vota. Një qytetar që nuk e ushtron këtë të drejtë nuk ka të drejtë as të ankohet dhe as të kërkojë llogari. Vetëm përmes kësaj mundësie të shkëlqyer që ju garanton kushtetuta ju mund të bëhen pjesë e ndryshimit dhe t’i kërkoni llogari të gjithëve. Ditë e madhe për Shqipërinë”, tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit