Partia Socialiste e Shqipërisë akuzon KQZ-në për dështimin e procesit pasi në më shumë se 500 qendra nuk u realizua identifikimi elektronik duke sjellë largimin e qytetarëve nga qendrat.
“Për fat të keq kjo ditë feste nisi me ngërçin absurd të krijuar nga KQZ me bllokimin e shumë qendrave në Shqipëri për shkak të mos funksionimit të pajisjeve.
Më keq akoma, hezitimi i KQZ për ta zgjidhur këtë ngërç të krijuar nga ajo vetë duke vonuar me orë zgjidhjen. Kjo solli largimin e votuesve. KQZ duhet të kërkojë ndjesë për dështimin.
Partia Socialiste u lutet të gjithë atyre që nuk votuan në orët e para të mëngjesit që të kthehen në qendrat e votimit. Gjithkush që voton sot jep një kontribut edhe për të gjithë ata që janë larg. Prandaj thirrja jonë është votoni! Votoni”, tha Bora Muzhaqi, zëdhënëse e PS.