-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot zgjedhjet/ Ja ku dhe kur votojnë liderët e forcave politike dhe kandidatët e Tiranës!

Kryesoret

Në orën 07:00 nis procesi zgjedhor i zgjedhjeve vendore të 14 majit për kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë në të gjitha qarqet e vendit. Qytetarët do të mund t’i drejtohen kutive të votimit deri në orën 19:00.

Në listat e zgjedhësve janë edhe liderët kryesorë të shtetit dhe të politikës, që pritet t’i drejtohen kutive të votimit.

Kryeministri Edi Rama pritet të votojë rreth orës 9 në qendrën e tij të votimit në Surrel. Rama ashtu si çdo vit do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama.

Po në orën 9 është parashikuar që të hedhë votën e tij i shoqëruar nga bashkëshortja edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Sa i përket drejtues tjetër të rëndësishme të shtetit shqiptare, kryeparlamentarja Lindita Nikolla pritet që të zgjedhë në orën 11:00 në qendrën e votimit e ngritur në shkollën “Kushtrimi Lirisë” në Njësinë Administrative nr. 1 në Tiranë.

Nga ana tjetër Sali Berisha do të votojë aty ku prej vitesh ka hedhur votën e tij, në shkollën 9 Vjeçare “Kosova”, në Njësinë Bashkiake nr. 2 në kryeqytet.

Aleati i tij Ilir Meta voton në ambientet e Kopshtit nr.31, në rrugën “Pjetër Bogdani” në Njësinë Bashkiake nr. 5, i shoqëruar nga bashkëshortja, deputetja Monika Kryemadhi.

Ndërkohë që, Enkelejd Alibeaj, do të votojë në orën 9.45 pranë QV në Shkollën e Mesme Ekonomike, Përballë me pedonalen.

Kandidati socialist Erion Veliaj pritet të votojë në orën 9, te Parku Olimpik, Zyrat e Agjencisë Parqeve dhe Rekreacionit.

Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Belind Këlliçi do të votojë në Shkollën “Dora d’Istria” në orën 8.30.

Ndërkohë Roland Bejko, hedh votën në orën 11.00 pranë qendrës së votimit në shkollën “Gustav Mayer”. Në afërsi të rrugës Frosina Plaku.

Kandidati i Lëvizjes BASHKË, Arlind Qori, voton në orën 10:30 tek Liceu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit