-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet lokale/ Në garë, 144 kandidatë për kryebashkiakë dhe 23 763 për këshilltarë

Kryesoret

Në zgjedhjet vendore të 14 majit garojnë në total 23 907 kandidatë për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiakë. Konkretisht në garë për kryetarë bashkie janë regjistruar 144 kandidatë, ndërsa 23 763 kandidatë të tjerë garojnë për këshillat bashkiakë.

Në të gjithë vendin janë 5213 qendra votimi (me vendimin e KSHZ u shtua një QV e posaçme në IEVP Tepelenë), nga të cilat: 61 QV janë me 6 anëtarë, 57 QV janë me 5 anëtarë, 79 QV janë me 4 anëtarë dhe 17 QV me 3 anëtarë.

Për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe do të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në qendrat e votimit, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë biometrik të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.

Komisioni Rregullator në KQZ ka vendosur përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve (ekraneve) për regjistrimin dhe shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave, përdorimin e sistemit të transmetimit video në kohë reale të monitorimit të numërimit të votave nga VNV, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në adresim të rekomandimeve nga OSBE/ODIHR, rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë dhe rekomandimeve nga Avokati i Popullit, janë krijuar lehtësi për pjesëmarrjen në votim të personave me aftësi të kufizuara duke vendosur në katin e parë të ndërtesave, qendrat e votimit.

Për herë të parë, në zgjedhjet për kryebashkiakë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mundësuar aplikacionin “KQZ”, një projekt i realizuar me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës dhe që synon rritjen e transparencës së veprimtarisë së institucionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit