-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjyshja tregon sesi planifikoj rrëmbimin e nipit: Nusja nuk na e jepte, e morëm vetë

Kryesoret

Ka rënë në prangat e policisë Bahrije Gjuni, gjyshja e 3-vjeçarit të zhdukur  në Durrës, i rrëmbyer po nga ajo vetë.

Ajo pranoi ditën e sotme të dorëzonte nipin në polici pas 1 jave të mbushur me ankth dhe arrestime, ndërsa është nën akuzën e rrëmbimit të personit.

Para policisë ajo ka dëshmuar edhe se ku ka qëndruar me djalin ditët që ia mori nënës dhe u largua nga banesa e saj.

“E kemi  vendosur së bashku me bashkëshortin tim Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një natë.

Ditën tjetër kam shkuar te Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit. Në Buzmadh kam fjetur një natë. Ditën e tretë kam shkuar në Kukës te një kushërira ime ku kam fjetur një natë. Pastaj kam shkuar në Tiranë ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme.

Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak të ndjekjes së policisë por edhe se një vëlla i imi u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje”, ka deklaruar gjyshja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit