Ditën e sotme është regjistruar një ngjarje e rëndë në aksin Përmet-Leskovik.
Sipas raportimeve mësohet se një çikliste i huaj e moshës 70-vjeç ka rënë në greminë. Gjatë incidentit në vendngjarje ndodheshin një grup çiklistësh dhe vizitorësh, të cilët i janë afruar greminës dhe kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën.
Nga rënia në greminë 70-vjeçarja ka humbur jetën.
Përmet/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në vendin e quajtur “Kthesa e Zhepes”, shtetasja austriake H. F., rreth 70 vjeçe, duke udhëtuar me biçikletë, me një grup turistësh, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletës dhe është rrëzuar nga biçikleta.
Si pasojë e dëmtimeve kjo shtetase ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.