Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule në një prononcim për mediat pas fitores së Fredi Belerit tha se është një triumf për zotin Beleri, i cili do të jetë shumë shpejt në zyrën e kryetarit të bashkisë.
Megjithëse ndodhet pas hekurave për korrupsion në zgjedhje, Dule tha se nuk ka asnjë provë dhe se populli e liroi.
“Triumf! Është triumf për zotin Beleri. Zoti Beleri do të jetë shumë shpejt në zyrën e kryetarit të bashkisë.
Nuk ka asnjë provë. Sigurisht që do dalë nga aty. Populli e liroi”, deklaroi Dule.