Aktualisht është ndërprerë procesi i numërimit në Bashkinë e Himarës përkohësisht, pas kërkesës së komisionerëve të PS, pasi ndjehen të lodhur.
Jorgo Goro, kryeson me një diferencë të vogël ndaj Fredi Belerit. Ky i fundit ndodhet në qeli, pasi akuzohet për shit blerje votash.
Nga 26 kuti të hapura, nga 36 në total, Goro ka marrë 2954 vota kundrejt Belerit 2606. Diferenca mes tyre është 348 vota.