Në Kukës janë hapur vetëm dy kutitë e para dhe nga rezultatet e para dy kandidatët kryesorë janë “kokë më kokë”.
Safet Gjici nga leximi i votave të dy kutive rezulton me 134 vota, vetëm 3 më shumë se kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati, i cili ka 131 vota.
Garë ‘kokë më kokë’ ka edhe në Peqin. Aty është para Mustafa Pashja, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Pashja ka 1116 vota, 7 më shumë se Bukurosh Maçi i PS-së që ka grumbulluar 1109 vota. Në Peqin janë hapur 10 kuti nga 46 në total.