Në Tiranë Erion Veliaj nuk e diskuton vendin e parë dhe mandatin e tretë radhazi në krye të bashkisë më të madhe në vend. As vendi i dytë nuk diskutohet, Këlliçi e ka blinduar. Gara në kutitë që kanë mbetur po zhvillohet mes Arlind Qorit nga Lëvizja Bashkë dhe Roland Bejkos që përfaqëson PD-në zyrtare për vendin e tretë. Janë numëruar 774 kuti votimi nga 941 në total.
Rezultati në Tiranë
Erion Veliaj 54.40%
Belind Këlliçi 34.86%
Arlind Qori 4.77%
Roland Bejko 4.28%
Marko Dajti 0.96%
Lajla Pernaska 0.74%