Dule tha se Beleri ishte informuar nga avokati i tij, ndërsa theksoi se e kishte pritur shumë mirë fitoren.
“Ndihem i detyruar t’ju falënderoj pasi jeni pjesë kontribuuese e së vërtetës. U gjetëm në një situatë të vështirë. Në Himarë jemi mësuar me aktet e dhunës, por jo me këtë rast, me arrestim të kandidatit. Është si ajo shprehja që kur flet populli nuk mund ta kundërshtojë kush. Himara duke përfaqësuar çdo kënd do të jetë një model i ri. Sot në Hiamarë u thyer autokracia e Edi Rama dhe nis numërimi pas.
Është ekspertiza që pasi kanë parë dosjen, janë më se të sigurt që s’ka asnjë provë. Ishte një sajesë me implementim nga kryeministri. Shumë shpejt e vërteta do dalë në vend”, tha Dule.