-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: PS fiton zgjedhjet në aleancë me ‘non-gratat’, opozita braktiset nga votuesit!

Kryesoret

Minimalisht 300 mijë shqiptarë refuzuan të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës për pushtetin vendor në Shqipëri.

Gjë që duket se i dha socialistëve fitore dërrmuese në shumicën e bashkive. Pavarësisht se numri i votave ishte dhjetëra mijëra më i ulët se sa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

BIRN krahasoi numri e votave të marra nga Partia Socialiste dhe aleati i tyre i pashpallur, PSD e Tom Doshit në vitin 2021 me numrin e votave që morën kandidatët e PS për kryetarë bashkie në zgjedhjet e së dielës.

Rezultati tregon që mazhoranca ka humbur në rang vendi rreth 46 mijë vota krahasuar me vitin 2021.

Në disa bashki kyçe si Shkodra dhe Kamza, socialistët e kanë rritur numrin e votave, ndërsa në bashki të tjera si Tirana, Vlora dhe Elbasani, kanë pësuar humbje votash.

Humbjet më të mëdha janë shënuar në Tiranë. Aty, ku kryebashkiaku Veliaj mori rreth 34 mijë vota më pak nga sa kishte fituar PS dhe PSD të marra së bashku në 2021.

Humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve duket se janë dy ish-kryeministrat dhe ish-presidentët, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ata krijuan koalicionin opozitar Bashkë Fitojmë.

Kjo, pasi Berisha u përzu nga partia e tij nga pasardhësi dhe ish-benjamini Lulzim Basha. Për shkak se u “emërtua” nga Shtetet e Bashkuara si politikan “i përfshirë në korrupsion madhor”.

Në kampin e opozitës, BIRN krahasoi votat e marra nga Partia Demokratike dhe LSI në zgjedhjet e vitit 2021 me votat që kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe ata të Partisë Demokratike zyrtare morën në zgjedhjet e së dielës.

Opozita mori në total 522 mijë vota të dielën. Nga të cilat 490 mijë shkuan për kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në total, opozita humbi rreth 207 mijë vota nga viti 2021, duke humbur bastionet e tyre historike në Shkodër, Kamëz, Dibër, Kukës e Tropojë. Bashkia më e madhe e fituar prej tyre është Kavaja.

Të shtata bashkitë e fituara nga opozita të marra sëbashku kanë gjithsej 200 mijë banorë, sipas gjendjes civile ose 4.5% të totalit të popullsisë sipas regjistrit civil.

Partia Socialiste fitoi gjithsej 53 bashki, ndërsa aleatja e saj, Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, fitoi bashkinë e Finiqit. Bashkitë e qeverisura nga koalicioni i majtë kanë 96% të popullsisë së vendit.

Partia Demokratike zyrtare garoi në 13 bashki, ku në tre mund të konsiderohej pretendente.

Në Mallakastër, kandidati i saj Agron Kapllanaj humbi me rezultat të ngushtë përballë kryebashkiakut aktual. Ky i fundit, i cili u ndihmua në fitore edhe nga kandidati i Bashkë Fitojmë.

Ndërkohë, në Këlcyrë duket se ndodhi e kundërta, kandidati i Bashkë Fitojmë humbi. Kjo pasi një grusht votash u fituan nga kandidati i Partisë Demokratike zyrtare.

Në Dimal kandidati i PD-së zyrtare, Dritan Sula mori 36%. Votat e tij dhe të kandidatit të Bashkë Fitojmë, Gentian Meçi të marra sëbashku nuk bëjnë shumicën.

Në Kuçovë, Lefter Maliqi, mund të kishte fituar nëse kandidati i PD-së zyrtare do t’i kishte dhënë votat e tij.

Ndërsa në Finiq, PD dhe Bashkë Fitojmë morën sëbashku 61% të votave. Por humbën përballë kandidatit të qeverisë për shkak se garuan të ndarë./reporter.al/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit