-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hetimet ndaj Donald Trump, raporti: FBI dështoi në misionin e tyre të rëndësishëm

Kryesoret

SHBA ka publikuar një raport i cili nxjerr në pah kritikat në lidhje me hetimet e FBI-së për çështjen e Donald Trump i cili dyshohet që pati lidhje me Moskën gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.

Raporti i konsulentit special John Durham  shfaqet tepër kritik mbi mënyrën se si FBI ka hetuar mbi këtë çështje.

Në raportin 306 faqesh shkruhet se FBI nuk ka pasur asnjë provë për lidhjet mes Trump-it dhe Moskës përpara nisjes së hetimeve.

Ai konstaton se hetuesit e zyrës federale hetimore të Shteteve të Bashkuara nuk kanë bërë analiza, për indiciet dhe të dhënat që kanë marrë përmes shërbimeve sekrete, për të testuar vërtetësinë e tyre.

Pas publikimit të këtij raporti, ish-presidenti Donald Trump shkroi në rrjetin e tij social Truth se “publiku amerikan u mashtrua”.

Megjithatë, publikimi i këtij raporti pritej që në 2019-ën, një vit para zgjedhjeve presidenciale. Dhe nëse do të ishte publikuar në atë kohë, Joe Biden mund të kishte shumë më pak shanse të zgjidhej president i Shteteve të Bashkuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit