Zgjedhjet e mbajtura më 14 majit dërguan të gjithë qytetarët e Shqipërisë drejt qendra të votimit për të përzgjedhur kryetarët e tyre të rinj të Bashkive.
Sipas OSBE-së proces përgjithësisht shkoi mirë por nuk munguan edhe incidente të cilat nuk penguan në procesin e votimit.
Ndërkohë përveç pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në këto zgjedhje nga të dhënat e publikuara nga KZQ vihet re se vetëm në Tiranë 11 mijë e 912 votues kanë “djegur” votën e tyre duke e bërë të pavlefshme.
Djegia e votës nuk është një fenomen i cili nuk ka ndodhur në zgjedhjet e mëparshme por duket se qytetarët edhe pse kanë marrë iniciativën për të ushtuar një nga të drejtat e tyre themelore siç është votimi kanë vendosur ta çojnë dëm duke mos shprehur dëshirën për asnjë kandidat.