Forumi Rinor i koalicionit “Bashkë Fitojnë” në Kamzë ka lajmëruar zhvillimin e një proteste paqësore përballë ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Lajmin e ka konfirmuar për “5 pyetjet” vetë kreu i PD në Kamëz, Arjan Hoxha.
“Vetëm për parâ”! Thirrje dhe brohoritje, mbyllet numërimi në Tiranë: Turp, hajdut!
“Ju bëjmë me dije se ditën e Enjte, datë 18.05.2023 nga ora 11.00, përballë ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Forumit Rinor të koalicionit “BASHKE FITOJMË”, do të zhvillohet një protestë paqësore për kundërshtimin e procesit zgjedhor të mbajtur në Kamzë më datë 14.05.2023,”– thuhet në njoftimin për protestën.
Lëvizja e koalicionit opozitar vjen fill pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit, ku Partia Socialiste mori shumicën e bashkive të vendit, ndërsa opozita vetëm 7 prej tyre.