Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias foli për arrestimin e fituesit të zgjedhjeve në Himarë, kandidatit të “Bashkë fitojmë”, Fredi Belerit. I pyetur për arrestimin e tij në Shqipëri, në një intervistë për mediat greke, Dendias theksoi se Greqia kërkon një afrim me Shqipërinë.
“Babi im është shkëmb”, djali i Fredi Belerit: U arrestua pa prova
“Ne duam, kërkojmë dhe shpresojmë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes sonë në det me referim në Hagë. Jemi shumë të kënaqur që kjo gjë po ecën përpara,”- tha ai, por shtoi: Megjithatë, arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie, ndodh 2 ditë para zgjedhjeve me akuza për tentativë apo blerje votash? Në çdo vend të botës, këto do të ngrinin pikëpyetje. Nëse krijon pikëpyetje me një kriter etnik neutral, imagjinoni sa pikëpyetje krijon.
Pra, ne po themi diçka shumë të qartë. Nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme, ky përbën një skandal të madh dhe kështu tha kryeministri Rama. Është një skandal. Askush nuk mund të arrestohet në prag të zgjedhjeve me këtë akuzë që ka të bëjë me procesin zgjedhor.”
“300 Euro i ke ti, atyre jepu 50-çen”! Dalin përgjimet e arrestimit të Fredi Belerit
“Ne po flasim me shtet ligjor. Në këtë shtet ligjor, atëherë, e thashë edhe më parë, se arrestimi pa prova të forta të një kandidati dy ditë para zgjedhjeve është skandal. Ne do të shohim se çfarë provash ka dhe do të shohim gjithashtu nëse ka një shtet ligjor apo nëse duhet të vendosen pikëpyetje të mëdha,”-shtoi ai.
Dosja/ Fredi Beleri: Lekë, euro, pension dhe pasaportë greke për votat