-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rita Filipi: Për modestinë e fituesve …

Kryesoret

Më shumë se arroganca e gëzimit të fitores, fituesve u nevojitet modestia. Modestia ndaj pakicës që nuk i votoi. Modestia kundrejt atyre që i votuan, por që jetojnë në mjerim. Modestia për ato mendje inteligjente që u ndien të fyera nga promovimi i tallavasë.

Modestia për të kuptuar e vepruar, se nuk është vetëm ndërtimi sektori ku ky popull ka nevojë, por më së shumti politikat sociale, ndriçimi dhe emancipimi i shoqërisë shqiptare, e cila duket se shkon mbrapa në drejtim të mentalitetit; investimi në mendimin shkencor arsimor e akademik, mbështetja e specialistëve të të gjitha fushave, dhe jo e fansave politikë që si pllaka gramafoni përsëritin slogane partiake, modestia për t’u tërhequr në hijen e përgjegjësisë, duke i bërë njerëzit ta harrojnë politikën dhe të merren me veten e tyre, dhe jo të bëjnë hossana apo të vjellin vrer për çdo gjë me apo pa të drejtë. Etj., etj., … mund të shtojë dikush tjetër sa të dojë.

Në një vend ku betejat politike bëhen si ndeshje lagjesh dhe për çdo gol tregohet gishti i mesit, nuk kemi pse çuditemi që arbitri është edhe mesfushor, edhe sulmues, edhe në mbrojtje apo portier. Le të shpresojmë, pra, për pak modesti nga ana e fituesve. Prej saj vijnë vetëm të mira dhe shpresa për një rilindje të vërtetë shpirtërore e materiale tonën si shqiptarë që kemi zgjedhur të jetojmë në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit