-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

3 milionë euro! Evis Berberi i jep tender pa garë “oligarkut të semaforëve”

Kryesoret

Kur e gjithë Shqipëria i kishte sytë dhe veshët tek zgjedhjet, ARRSH e drejtuar nga Evis Berberi vijonte në krahun tjetër me dhënien e tenderave. Në 17 Maj Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vulosur fituesit për dy tendera me një vlerë 352 milionë lekë, ose mbi 3 milionë euro, pa llogaritur TVSH-në. Dy procedurat e prokurimit kanë qenë për përmirësimin e sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e rajonit verior dhe jugor.

Të dyja janë kapur me shkelje nga faqja që monitoron prokurimet publike. Flamuri i kuq është sinjalizuar sepse tenderat janë firmosur nga Evis Berberi pa garë. Dy tenderat kanë pasur vetëm nga një ofertë, e cila në fund u shpall fituese. Por kush janë fituesit?

Biznesmeni Ndoc Kulla me kompaninë “Jubica” mori rajonin verior duke dhënë 186 milionë lekë nga 191 që ishte tavani. Rajonin jugor e ka marrë “IDK – Konstruksion” të cilën e administron Gramos Dalipi, i cilësuar si “oligarku i semaforëve” për shkak të tenderave që ka marrë në prokurimet e sinjalistikës.

Biznesmeni ofroi 3 milionë lekë më pak nga tavani prej 166 milionë lekëve që vendosi ARRSH. Të dy tenderat janë dhënë në mungesë të plotë konkurrence duke ngjallur dyshime të forta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit