-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Chollet: Nuk po shohim zbatim të madh të Marrëveshjes drejt normalizimit

Kryesoret

Pavarësisht se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk e kanë nënshkruar, për Shtetet e Bashkuara, Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve është marrëveshje ligjërisht e obligueshme, tha këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Chollet i bëri këto deklarata në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, ku u diskutua për politikën e Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor.

“Nuk po shohim zbatim të madh të kësaj marrëveshjeje nga asnjëra palë”, deklaroi Chollet.

Chollet, gjatë fjalës hyrëse tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor është prioritet për administratën e presidentit amerikan, Joe Biden.

Duke folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se ato paraqesin sfidën kryesore në këtë rajon. Chollet përsëriti se rruga evropiane e të dyja shteteve nuk mund të ndodhë, nëse ato nuk i zgjidhin mosmarrëveshjet ndërmjet vete.

Marrëveshja drejt normalizimit, sipas Chollet, do të sjellë përfitime për të dyja shtetet, duke shtuar se SHBA-ja vazhdon t’i inkurajojë palët që t’i zbatojnë zotimet e tyre.

Zyrtari i lartë i DASH-it tha se SHBA-ja inkurajon liderët e Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjes, pasi tha se ata duhet të kenë kurajë që të “ndërmarrin rreziqe” që të shtyjnë përpara këtë proces.

Gjatë senacës, senatori Chris Murpy pyeti këshilltarin Chollet për shembujt evropianë, që mund të përdoren nga Kosova si model për themelimin e Asociacionit dhe se si ai nuk do të shndërrohej në një Republikë Sërpska./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit