Opozita ndodhet në kaos pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Dy palët, të ndarë, koalicioni i Sali Berishës me Ilir Metën dhe PD-ja zyrtare dolën keq e më keq. Mesazhi ishte i qartë, të përçarja jo vetëm që nuk po fitojnë por po fundosen më shumë. Në kampin e Sali Berishës nuk ka asnjë lëvizje.
Lideri historik i së djathtës nuk tërhiqet. Por papritur Enkelejd Alibeaj dje në 17 Maj, njoftoi dje se po largohet, pasi “misionin e tij e përmbushi”. Nuk dihet kush ishte realisht misioni, por fakti është që PD-në zyrtare me drejtimin e tij e zhyti si mos më keq. Por lëvizjet nga PD-ja zyrtare kanë trazuar ujërat. Nesër do të mblidhen strukturat e PD-së për të vendosur kush do ta drejtojë partinë dhe grupin.
Pas dorëheqjes së kryetarit me statut postin e merr n/ kryetari. Jorida Tabaku që ka qenë tejet e tërhequr këto zgjedhje, tha se ka folur me Gazment Bardhin. “Dorëheqja e Alibeajt ishte e papritur për mua, mbrëmë kam pasur një takim me Gazment Bardhin, kemi diskutuar për këtë çështje”, tha ajo duke mos folur për vendimin nëse do të pranojë që të marrë drejtimin e PD-së deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Edhe Ervin Salianji nuk pranoi që të merrte drejtimin e grupit të PD-së.
E ndërsa Salianji dhe Tabaku po hezitojnë, në hije është dikush tjetër që duket se po projekton rikthimin. Ai është Lulzim Basha. Nesër organet e PD-së do të hapin procesin për liderin e ri dhe Lulzim Basha pritet që të nisë përgatitjet për rikthimin e dytë. 17 Maji i 6 viteve më parë është një kujtim i hidhur i Lulzim Bashës kur Edi Rama me takimin sekret “kokë më kokë” në Kryesinë e Kuvendit i fiku flakën e “çadrës”. Por 17 Maji i djeshëm, me dorëheqjen e Alibeajt i hapi rrugën e rikthimit të dytë.