-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shoferi i droguar hedh makinën në Liqen, 3 të vdekur

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku tre persona kanë ndërruar jetë pasi makina me të cilën udhëtonin ka rënë në një liqen.

Makina në të cilën udhëtonin viktimat; një fëmijë dhe dy vajza, ka rënë në liqenin që ndodhet në Gölpazarı të Bilecik. Policia ka vënë në pranga shoferin 36-vjeçar, Yunus K.

Drejtuesi i mjetit deklaroi në polici se kishte konsumuar bonsai dhe metamfetaminë përpara aksidentit, shkruan “Haber Turk”.

Sipas lajmeve të DHA, aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 të ditës së djeshme, në lokacionin e Üyük Göller. Makina nën drejtimin e Yunus K. fluturoi në liqen.

Yunus K. dhe shoku i tij Ertan U. kanë dalë nga automjeti me mjetet e tyre. Pas ekzaminimit paraprak në spital, trupat e pajetë të 3 personave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për procedurat e autopsisë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit