-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Siguria në veri të Kosovës, Hovenier: Nuk mbështesim asnjë formë të përdorimit të forcës

Kryesoret

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesim absolutisht asnjë formë të përdorimit të forcës që mund të çojë në tensione të shtuara ose në konflikt të dhunshëm në Kosovë.

Ai i bëri këto komente në një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës, pas shqetësimeve për mundësinë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veriun e Kosovës në prag të marrjes se detyrës nga katër kryetarët e rinj të zgjedhur më 23 prill.

“Ne absolutisht nuk mbështesim asnjë përdorim të forcës që mund të rezultojë në tensione të shtuara ose në konflikt të dhunshëm.

Zyrtarët e zgjedhur duhet të hyjnë vetëm në ndërtesat ku janë të mirëpritur. Vendndodhja brenda ndërtesës së komunës në të cilën zyrtarët e zgjedhur kryejnë ceremoninë e betimit nuk ndikon në statusin e tyre si zyrtarë të zgjedhur”, thuhet në përgjigjen e ambasadorit Hovenier.

Një muaj më parë autoritetet e Kosovës organizuan zgjedhjet për kryetarë të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri me gjithë refuzimin e subjekteve politike serbe që të marrin pjesë në proces pa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Zbatimi i rezultatit të zgjedhjeve në terren ndërkaq nxiti shqetësimin e Bashkimit Evropian për mundësinë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veriun e Kosovës./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit