-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shantazhet drejt Europës, Simson: Përpjekjet e Putin për të shantazhuar me energjinë ka dështuar

Kryesoret

Kanë dështuar përpjekjet e presidentit rus, Vladimir Putin për të shantazhuar Evropën duke përdorur burimet energjetike.

Megjithatë, viti i ardhshëm do të jetë sfidues, ka thënë komisionerja evropiane për energjinë, Kadri Simson, raporton skynews.

“Një vit më pas, mund të themi se përpjekja e Putinit për të shantazhuar Evropën duke përdorur energjinë ka dështuar dhe më e rëndësishmja – për një afat të gjatë ne kemi investuar masivisht në burimet e rinovueshme”, tha Simson.

Duke folur në një takim të ministrave të energjisë të BE-së në Maltë, Simson tha se rajoni i Mesdheut kishte luajtur një rol kyç me ndihmën që ka dhënë për Bashkimin Evropian duke iu përgjigjur një viti të jashtëzakonshëm të krizës energjetike dhe vështirësive të krijuara nga pushtimi rus.

BE-ja nisi planin REPowerEU në muajin maj të vitit 2022 duke iu përgjigjur një krize energjetike të shkaktuar nga pushtimi i Rusisë, ku synim ishte prodhimi i energjisë së pastër dhe të diversifikojë furnizimet me energji.

Rusia gjatë luftës në Ukrainë ka dëmtuar rëndë edhe infrastrukturën energjetike të saj. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit