Zëvendësministri i jashtëm Miltiadis Varvitsiotis tha se Greqia ka ashpërsuar qëndrimin e saj ndaj Shqipërisë dhe është e vendosur të ngrejë pengesa për perspektivat e saj të pranimit në BE dhe të bllokojë aksesin në mjetet e financimit evropian, raportojnë mediat e huaja.
“Ne nuk mund të pranojmë asnjë zbritje për funksionimin demokratik dhe sundimin e ligjit”, tha ministri.
Varvitsiotis nënvizoi se rajoni i Himarës është i përjashtuar nga zonat gjeografike në të cilat Shqipëria njeh ekzistencën e një minoriteti grek dhe për këtë arsye kryeministri Kyriakos Mitsotakis zgjodhi ta vizitojë atë në dhjetor 2022.
Shqiptarët u drejtuan drejt qendrave të votimit të dielën për të votuar në 61 bashki për kryetarë bashkie dhe këshilltarë vendorë. Por në Himarë telashet nisën të premten. Fredi Beleri, u arrestua të premten me dyshimin për blerje votash.
Policia tha se ai do të akuzohej për korrupsion aktiv në zgjedhje, diçka që Beleri e mohon. Ndërsa Partia Socialiste fitoi në shumicën e bashkive, me numërimin ende në vazhdim që nga e marta, Beleri doli fitues në bashkinë jugore të Himarës. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili kërcënoi se do të bllokonte rrugën e Shqipërisë në BE lidhur me arrestimin, reagoi duke këruar lirimin e Belerit.