-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkimi Europian: Nuk komentojmë procesin e zgjedhjeve në Shqipëri

Kryesoret

Bashkimi Europian nuk pranon që të komentojnë zgjedhjet në Shqipëri. Alexis Hupin, shef i sektorit politik i delegacionit të BE në Shqipëri nga Shkodra u shpreh sot se nuk dëshiron që të bëjë ndonjë koment për procesin e 14 Majit.

“Nuk dëshiroj që të bëj ndonjë koment për procesin e zgjedhjeve, kjo për arsye se tashmë OSBE-ODIHR është shprehur lidhur me këtë çështje. E vetmja gjë që dëshiroj të them që ne me kërshëri presim bashkëpunimin me autoritetet vendore, një punë kjo që do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.

Një mesazh për ju dhe për të gjithë Shqipërinë është që 70% e gjithë legjislacionit të BE do të vihet në zbatim nga autoritetet vendore, pra autoritetet lokale. Prandaj do të jetë shumë e rëndësishme puna që do të bëjnë ato për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në Bashkimin Europian, është një punë për të cilën BE do të vijojë që të jetë këtu dhe të qëndrojë përkrah Shqipërisë për të arritur më shumë për të ardhmen”, tha zyrtari i BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit