Drejtoria e Transportit ka pezulluar gjashtë punonjës në Tiranë, Shkodër dhe Sarandë për korrupsion. Tre punonjës janë larguar. Mes të pezulluarve është drejtuesi i kontrollit teknik në Shkodër. Lajmin e ka njoftuar vetë kreu i kësaj drejtorie Blendi Gonxhe.
“Me përfundimin e afatit 4-mujor, të KQZ, për kufizimin e lëvizjeve në entet publike, deri në datën e zgjedhjeve, DPSHTRR paralajmeron masa dhe hetime administrative, që përfshijnë të gjithë sektorët teknik të shërbimit, pa përjashtim, në çdo drejtori rajonale!
Konkretisht largohen nga detyra 3 punonjës të QKT-ve Tiranë, Durrës, Vlorë; pezullohet drejtuesi i QKT-së Shkodër; penalizohen edhe 6 punonjës të QKT-ve Tiranë, Shkodër, Sarandë! Grupi special i DPSHTRR vijon hetimin e dokumentacionit, bazuar në indicie dhe denoncime të ardhura në platformën online” deklaron ai.