Pavarësisht debateve, komisioni i Ligjeve mesditën e sotme vendosi që të miratonte projektligjin e qeverisë për rritjen e pagave për administratën, por edhe institucionet e tjera Kushtetuese.
Komisioni i Ligjeve, si komision për dhënie mendimi, përveç miratimit të dy projektligjeve, i sugjeron Komisionit të Ekonomisë dhe rishikimin e koefiçentëve të hierarkisë së pagave, duke marrë parasysh se Kuvendi është institucioni më i rëndësishëm në vend. Nga projektligji të përfitojnë 130 331 punonjës të administratës. Nga kjo rritje e pagave nuk do të preken deputetët dhe ministrat.
Deputeti Saimir Korreshi u shpreh se njerëzit nuk duhet të punojnë vetëm për bukë dhe ujë por edhe për të jetuar. Ai kërkoi që të kthehen sytë edhe nga pensionistët, por Ibrahimaj iu përgjigj se po punojnë për rrugën që çon reformën e pensioneve.
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ngriti pyetjen nëse ruhet hierarkia për pagat duke thënë se qeveria nuk ka ditur të mbrojë gjykatën kushtetuese. Sipas tij, prokurorët e gjyqtarët kanë pagë më të vogël se drejtuesit e enteve të pavarura. Pas kalimit në Kuvend futet në fuqi rritja e pagave.