-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albcontrol pa kontroll/ Tender 550 milionë lekë pa garë një ditë pas zgjedhjeve

Kryesoret

Një ditë pas zgjedhjeve të 14 Majit kur të gjithë, i madh dhe i vogël i kishin sytë tek kutitë me rezultatin e votimit, Albcontrol, e cila është agjencia që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare ka dhënë një tender 550 milionë lekë pa garë.

Procedura e prokurimit lidhet me sigurimin e kullës së kontrollit mobile në Aeroportin e Kukësit me gjithë pajisjet e nevojshme. Tenderi u hap me 30 mars, u mbyll në 2 maj dhe të hënën që lamë fituesi doli nga zarfi.

Në garë ishte vetëm kompania “R & T” në pronësi të Renis Tërshanës, e cila ofroi të njëjtën shumë që kishte vendosur në dispozicion Albcontrol, 55 497 600,00 lekë.

Faqja që monitoron procedurat e prokurimeve e ka kapur të dyshimtë duke ngritur flamurin e kuq për shkak se ishte një tender pa garë. Vetëm një ofertues, i cili dha të njëjtën shumë dhe në fund mori tenderin.

Shefja e Albcontrol Laureta Omeri nuk ka firmosur vetë, por ia ka deleguar njërit prej drejtorëve, Dritan Isaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit