Në datë 11 Maj, Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi procedurën e prokurimit për mirëmbajtjen e tunelit të Krrabës. Mbi 583 milionë lekë ishte fondi i vendosur në dispozicion nga Evis Berberi për fituesin.
Tenderi është parashikuar për t’u finalizuar në muajin dhjetor. Në kontratë specifikohet që kjo shumë që shkon mbi 6 miliardë lekë me TVSH është parashikuar që të shkojë për mirëmbajtjen e tunelit të Krrabës nga 2023-2027.
Viti që jemi aktualisht është llogaritur për formalitet, pasi derisa koha e zhvillimit të tenderit për fituesin është caktuar në dhjetor, firma që do të marrë të drejtën e nis punën në 2024 dhe në total janë tre vite që duhet të kryejë mirëmbajtjen.
Kjo është hera e dytë të paktën që për këtë tunel lëvrohen fonde për ta mirëmbajtur. Në 2021 u dhanë 189 milionë lekë për ta mirëmbajtur për 4.5 muaj.
Por procedura e hapur në 11 Maj nuk gjendet në faqen e prokurimeve publike. Madje publike është procedura tjetër tenderuese 130 milionë lekë për kompaninë që do të kontrollojë punimet, por jo ajo që do ta mirëmbajë tunelin e Krrabës.
Ndoshta ndonjë gabim teknik…