Sipas “Milan News”, sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, në verë pritet t’i bashkohet Milanit. Sipas të njëjtit burim ka qenë vetë drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini, i cili është pajtuar që kosovari të transferohet në Itali.
Aktualisht lojtari ka një kontratë me Lilën deri në vitin 2026, dhe vlera e tij në treg është 7 milionë euro, një shifër që nuk do të ishte fare problem për gjigantin italian, aq më tepër duke pasur parasysh raportet e kuqezinjve me klubin francez nga ku kanë marrë ndër vite lojtarë si Leao apo Menja.