-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahia: Rama certifikoi krimin elektoral që prodhoi në Shkodër

Kryesoret

Bardh Spahia e ka cilësuar turin e Ramës që nisi dje nga Shkodra rikthim në vendin e krimit përmes të njëjtave formave të presionit e dhunimit, që sipas tij certifikon krimin elektoral që prodhoi 5 ditë më parë. Spahia thekson se Rama po i dëshmon Shkodrës urrejtjen patologjike.

“Pas masakrës zgjedhore të 14 Majit, Edi Rama u rikthye në vendin e krimit. E bëri duke nisur nga një vend që kurrë nuk do të duhej të hynte brenda pa kërkuar më parë ndjesë.

Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës nuk mund të jetë një hapësirë që kryeministri mund të dhurojë shou-n e radhës në sytë e shkodranëve dhe shqiptarëve, pasi ai nuk e kupton peshën e rëndë që ka ai vend dhe ajo godinë. 

Me të njëjtat skema si paraardhësit e tij, Edi Rama në 14 Maj i vërsuli Shkodrës krimin, paratë e pista, administratën patronazhiste, policinë politike dhe çdo instrument tjetër për ta nënshtruar, duke i tjetërsuar vullnetin e lirë qytetarëve të saj.

Ai dhe shpura e tij harrojnë se Shkodra nuk i është nënshtruar asnjëherë të keqes dhe gjithmonë përballë saj ka dalë më e fortë” shkruan kryetari që humbi zgjedhjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit