-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja e Ohrit, G7: Kosova dhe Serbia të zbatojnë detyrimet e tyre

Kryesoret

Ditën e sotme është zhvilluar takimi i radhës mes liderëve të shteteve të G7 e cila u mbajt në Hiroshima të Japonisë.

Për mes një njoftimi zyrtar ata kanë publikuar përfundimet e nxjerra nga ky takim ku përmendet edhe procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftim thuhet se vendet e G7 mirëpresin marrëveshjen për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksin e Implementimit të arritura përmes dialogut të lehtësuar nga BE në Bruksel më 27 shkurt dhe në Ohër më 18 mars.

Ata kanë bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të zbatojnë në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse në mënyrë që të zhbllokojnë potencialin e tyre të plotë dhe të avancojnë raportet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor.

“Për të zhbllokuar potencialin e tyre të plotë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor, ne bëjmë thirrje nga të dyja palët të zbatojnë në mënyrë të përshtatshme dhe mirëbesim detyrimet e tyre përkatës”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit