-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tenderat e dyshimtë të inceneratorit të Elbasanit dhe Portit të Durrësit

Kryesoret

Në vitet e fundit dy kanë qenë kauzat që kanë dominuar aktualitetin politik; inceneratorët dhe porti i Durrësit. Pavarësisht kundërshtive të opozitës me fakte dhe prova, qeveria socialiste i ka çuar përpara. Në Elbasan, bashkitë e qarkut kanë krijuar shoqërinë “Eco-Elb sh.a” për ta vendosur në punë dhe për ta menaxhuar.

Në dy muajt e fundit kanë qenë të shumtë tenderat që janë firmosur nga kjo shoqëri për veshje, kontrolle, kolaudime, apo pajisje zyre. Shumta nuk kanë qenë të vogla, po ashtu edhe dyshimet. Në 16 Maj kjo shoqëri shpalli fituesin për blerje printer, fotokopje, kompjuter dhe pajisje të tjera elektronike për zyrën.

Rreth 15 milionë lekë ishte shumta në dispozicion pa TVSH, por edhe këtu është ngritur flamuri i kuq i dyshimit për shkak se nga gara janë skualifikuar tre kompaninë e tjera duke shpallur fitues Artan Llozanën.

E njëjta histori edhe me kompaninë “Albanian Seaports Development Company”, e cila është e kontrolluar 100% nga shteti dhe është  bashëaksionere në projekt me kompanitë Eagle Hills Real Estate Development dhe NSHMI Development l.l.c që përfaqësojnë investitorin Mohamed Alabbar për realizimin e projektit investues strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.

Pesë kompani ishin në garë, por katër janë skualifikuar për t’i hapur rrugën Genci Muçës që të fitojë tenderin 35 milionë lekë për mobilie, karrige, perde dhe orendi të tjera për zyrën e administratorit Erlis Hereni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit