-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen 5 persona për blerje votash në Greqi

Kryesoret

Pesë persona janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në një zonë të Kardicës në Greqi për shkelje të ligjit zgjedhor.

Siç raporton paraditen e sotme Kathimerini, gjatë kontrollit, në një automjet në pronësi të njërit prej tyre, u gjetën 197 karta identiteti, një pasaportë, dy fotokopje të kartave të identitetit si dhe një çantë me 114 zarfe të mbyllura, ku secili përmbante kartën e kandidatit për deputet dhe pesë fletë votimi me emrin e tij “të kryqëzuar”.

Njëkohësisht dy prej të arrestuarve iu gjet një shumë totale prej 6060 euro.

Nga ana e Sektorit të Sigurimit të Kardicës, që kryen hetimet paraprake përkatëse, janë konfiskuar të gjitha sa më sipër, pasi nga hetimet janë zbuluar prova të votuesve që i janë afruar një vendbanimi rom për të votuar kandidatin deputet për shumën 20 euro.

Sipas informacioneve të Policisë helene në këtë rast, tre nga pesë autorët deklaruan se kanë marrëdhënie profesionale dhe miqësore me kandidatin në fjalë dhe se kanë shkuar për të dhënë fletë votimi, por nuk kanë pranuar që kanë dhënë një shumë eurosh.

Dy nga pesë të arrestuarit kanë pranuar akuzat ndaj tyre, ndërsa tre të tjerët i kanë mohuar me forcë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit