Një tjetër shqiptar ka rënë në prangat e policisë italian për tentativë vrasje ndaj bashkëshortes.
54-vjeçarari ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Acquaviva delle Fonti, në provincën e Barit.
Gruaja, një 43-vjeçare me origjinë shqiptare, pasi u transportua në spital, iu nënshtrua operacionit të parë dhe aktualisht ndodhet në spital, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.
Gjithashtu mbrëmjen e djeshme, karabinierët e Compagnia di Gioia del Colle arrestuan bashkëshortin, e po ashtu gjetën edhe thikën që përdori për të sulmuar të shoqen. Ende hetohet shkaku i plagosjes, por dyshohet se ka ndodhur për shkaqe banale.
Ndërkohë kujtojmë që 2 janë më parë një Taulant Malaj një tjetër shqiptar në Itali plagosi gruan, vrau vajzën me fqinjin me thikë me pasi dyshonte se e shoqja e tradhtonte.