-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kishte dal me shokët, vdes në aksident shqiptari në Itali/ Emri

Kryesoret

Një 43-vjeçari shqiptar në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Dritan Mera. Mësohet se makina me të cilën udhëtonte u përplas me një pemë, ndërkohë ngjarja është regjistruar më 19 maj, por është bërë i ditur sot për mediat.

43-vjeçari shqiptar e ka kaluar mbrëmjen në shoqërinë e miqve të tij në një lokal në zonë, por teksa po shkonte drejt La Pernice, ka humbur kontrollin e makinës, një Peugeot 308 dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një pemë.

Përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen shqiptarit. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga aty. Ndërkohë kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit