Pasditen e stome është regjistruar një aksident në Qafë Thanë ku pas përplasjes së një autobusi dhe një makine kjo e fundit është përfshirë nga flakët.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia por mësohet se pasagjerët e autobusit nuk janë lënduar dhe ka vetëm dëme materiale.
Ndërsa shoferi dhe dy pasagjerët që ndodheshin në makinën që u përfshi nga flakët kanë pësuar lëndime.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Autobusi përplas makinën në Qafë Thanë, përfshihet nga flakët