Aeroporti në Katania në Siçili u rihap sot pasi u mbyll të dielën pasi vullkani Etna, një nga më aktivët në botë filloi të nxjerrë tym dhe hi.
Aeroporti funksionon që nga ora 09:00, njoftoi menaxhmenti i aeroportit, duke paralajmëruar mundësinë e vonesave.
“Për shkak të aktivitetit të Etna-s dhe sasisë së madhe të hirit vullkanik që ka rënë në aeroport, fluturimet janë pezulluar derisa kushtet ta lejojnë përsëri”, tha aeroporti i Katanias në një deklaratë dje.
Mali Etna, i cili arrin 3324 metra lartësi, është vullkani më aktiv në Evropë. Ai është aktivizuar dhe shpërtheu shumë herë gjatë 500,000 viteve të fundit.
Vitin e kaluar, rreth 10 milionë pasagjerë kaluan përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Katanias, i cili i shërben pjesës lindore të Siçilisë, një nga destinacionet turistike më të njohura në Itali.