-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hakmarrje taze me plumb në kokë, si u vra djali në sytë e babait? Detajet e reja

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi pasditen e djeshme në Kavajë. Autori i dyshuar i vrasjes së Arjan Gosës vijon të jetë në arrati. Habib Rexha është identifikuar nga policia si autor i dyshuar i krimit, ndërsa element që ka ndihmuar në identifikimin e tij është dora me të cilën ka qëlluar. Ai ka ekzekutuar me plumb në kokë Arjan Gosën me dorën e majtë, pasi raportohet se kishte probleme shëndetësore me të djathtë, sipas burimeve mediatike nga policia.

Autori pas krimit është larguar me vrap për rreth 200 metra dhe më pas ka marrë automjetin e tij dhe është arratisur. Rexha është larguar drejt Durrësit e më pas dyshohet se është kthyer në vendlindje, Kukës. Në momentin e ngjarjes, autori ishte veshur me rroba të errëta dhe bluzë me kapuç, por pa mbuluar fytyrën. Një kamera sigurie e një biznesi në rrugën kryesore ka bërë të mundur identifikimin e tij, ndërsa policia po negocion edhe me familjen e autorit në mënyrë që ai të vetëdorëzohet.

Autori Habib Rexha ishte kthyer nga Italia pas vrasjes së vëllait, Altinit në fund të marsit. Hetuesit dyshojnë se që pas ngjarjes ka nisur të planifikoj hakmarrjen. Ky krim është vazhdimësi i vrasjes së dyfishtë që tronditi Kavajën në muajin mars. Vëllai i autorit dhe vëllai i viktimës pas një konflikti banal qëlluan për vdekje njëri-tjetrin. Ndonëse të dy autorët ndërruan jetë, kjo nuk ka mjaftuar për Habib Rexhën, duke kërkuar të marrë hak për vrasjen e të vëllait.

Killeri i Arjan Gosës është me një dorë, u kthye nga emigrimi në Kavajë për të marrë hak

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit