Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar në lidhje me autorin e dyshuar të vrasjes së Arjan Gosës në Kavajë, pasditen e të dielës që sapo lamë pas. Në foton e publikuar pak para se të kryente vrasjen, autori shfaqet me një kapuç në kokë.
Ndërkohë raportohet se autori nuk e ka njërën dorën, konkretisht dorën e djathtë. Për këtë arsye vrasjen e ka kryer me dorën e majtë. Ky detaj e ka ndihmuar grupin hetimor edhe në identifikimin e tij.
Del FOTO e “Touaregut” me të cilën u largua pas vrasjes killeri i Kavajës
Po ashtu mësohet se Habib Rexha ka zbritur nga një automjet tip “Volkswagen”, i maskuar me kapuç, ndërsa pasi ka kryer krimin ai e ka hequr kapuçin.
Mësohet po ashtu se, autori jetonte jashtë vendit dhe se ishte kthyer ditën e djeshme vetëm për të marrë hakun e të vëllait të vrarë dy muaj më parë.
10 mijë Euro për kokën e killerit që vrau djalin në sy të të atit duke pirë kafe
Kujtojmë që policia një ditë më parë publikoi foton e Habib Rexhës, vëllait të Altin Rexhës i cili u vra dy muaj më parë nga vëllai i Arjan Gosës (i vrarë), Edmond Gosa (i vrarë).
Policia tha se kush jep informacion të saktë për arrestimin e tij do të marrë një shpërblim prej 10 mijë eurosh.