Paraditen e sotme u zhvillua ceremonia e “Defender 2023” në Tiranë që shënoi nisjen e stërvitjes së madhe ushtarake. Në sheshin “Nënë Tereza” ishin të pranishëm personalitetet më të larta të vendit, Presidenti, kryeministri, etj.
Gjithashtu në ceremoni u fiksua nga kamerat edhe shefja e re e SHISH-it, Vlora Hyseni. Kjo ishte dalja e parë e Hysenit në publik pasi ka marrë detyrën. Ajo u shfaq duke biseduar me Presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama.