-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Ermal Nufi: Kur do të prodhohen dronët në Shqipëri

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria është e angazhuar plotësisht si shtet aleat në NATO me përgjegjësitë e saj drejt sigurisë rajonale e më gjerë, si dhe e përkushtuar në modernizimin e vazhdueshëm të Forcave tona të Armatosura. Po dronët kur do të prodhohen?

Ne kemi një marrëveshje për prodhimin e dronëve me ta. Sa i takon problematikës që ato kanë pasur me një nga kontratat, kanë qarkulluar lajme se kjo kontratë është pezulluar. Ndërkohë që kontratat e tjera vazhdojnë. Vendet anëtare të NATO-s, jo më larg se fqinji ynë jugor kanë lidhur kontrata të tjera me Elbit.

Nuk paragjykoj dot asnjë proces.  Nuk kemi asnjë shkresë apo kërkesë nga NATO për ta pezulluar në Shqipëri, dhe nuk kemi ndonjë arsye për të qenë nga ana jonë në shkelje të kontratës, për sa kohë zbatohet në mënyrë të rregullt nga të dyja palët.

Besoj që ato drone do të jenë një vlerë e shtuar për Forcat e Armatosura, për shkak të veçanërisë që paraqesin, pasi jo vetëm do jenë të prodhuar në Shqipëri janë drona ushtarakë të nivelit të lartë” tha ai.

Theksoi se “disa kontrata të KAYO-s janë sekret”. U ndal edhe tek marrëveshja trepalëshe ushtarake me Kosovën dhe Kroacinë.

Marrëveshja trepalëshe mes Kosovës dhe Kroacisë në thelb ka bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe bashkëprodhojnë. Qëllimi i marrëveshjes është nxitja e bashkëprodhimit. Shqipëria dhe Kroacia janë anëtare të NATO-s të dyja. Aktualisht kemi një stërvitje të Serbisë me NATO-n”.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA – Gjenerallejtënant Arben Kingji deklaroi se “dy stërvitje do të zhvillohen në Kroaci. Ne jemi në fazën e planifikimit. Një tjetër stërvitje do të zhvillohet në Shqipëri. Në stërvitje do të ketë edhe shtete të tjera nga NATO për të rritur trajnimin”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit