-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Londra “paketon” 11 vrasës dhe i nis drejt Shqipërisë

Kryesoret

The Sun” shkruan se 11 shqiptarë të dënuar për vrasjen në Britani do të ekstradohen për të vuajtur dënimet në atdhe. Mes tyre është edhe Koci Selamaj, i dënuar me 36 vjet burg për vrasjen e mësueses Sabina në Greenwich, Londra Juglindore, në shtator 2021.

Burgjet britanike strehojnë më shumë se 1,330 shqiptarë – grupi më i madh i kombësisë së huaj pas hekurave. Ministrat janë të vendosur të ulin faturën për mbajtjen e tyre, e cila është rritur në rreth 60 milionë paund në vit.

Një marrëveshje që përshpejton largimin e të burgosurve do të nënshkruhet brenda disa javësh pasi zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit të Burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar vizituan Shqipërinë në mars” shkruhet në artikull.

Më tej, shkrimi vazhdon duke theksuar se “transferimet e shpejta të të burgosurve do të bëhen në këmbim të modernizimit të burgjeve dhe sigurimit të një flote automjetesh burgu”.

The Sun thotë se një burim nga shërbimi i burgjeve të Shqipërisë tha se “Ekipi i Mbretërisë së Bashkuar vizitoi të gjitha burgjet tona në Peqin, Lezhë, Fushë Krujë dhe Drenovë në qytetin e Korçës.

Ata kishin një urdhër të qartë nga ministri i tyre në MB për të na ndihmuar pa vonesë. Ata do të na ndihmojnë të modernizojmë menaxhimin e burgjeve dhe të përmirësojmë sigurinë dhe logjistikën” mbyllet shkrimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit