-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Posaçme vendos burg pa afat për Fredi Belerin

Kryesoret

Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK-ut ka vendosur që të lërë në burg Fredi Belerin, i cili është arrestuar për blerje të votave për zgjedhjet e 14 Majit, ku është zgjedhur në krye të bashkisë së Himarës.

Gjithashtu në masën e arrestit me burg është lënë edhe personi tjetër, bashkëpunëtori i Belerit, Pandeli Kokaveshi, i cili ndodhet në spital. Avokati i Belerit deklaroi se i arrestuari kërkoi drejtësi përpara gjykatës, por kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë u hodh poshtë.

Ne patëm pretendimet tona, vetë Fredi Beleri kërkoi vetëm drejtësi nga gjykata duke mos e pranuar dyshimin që është ngritur për të. Nesër do të ushtrojmë të drejtën e ankimit në Apel. Ne ato që kemi deklaruar dhe që ka deklaruar edhe shtypi, ne pretendojmë se nuk ka dyshim të arsyeshëm dhe nuk duhet vendosur masë sigurimi.

Më absurde është që Kokaveshi që ndodhet në spital, edhe mund të ishte ndryshuar masa, sepse ka bërë transplant të zemrës. Ne dorëzuam prova shëndetësore. Nuk u paraqit asnjë provë e re. Fredi nuk e ka takuar asnjëherë të infiltruarin.

Në dosje nuk gjendet asnjë listë me emrash. Lekët? Atë personin ta pyesin se ku i ka gjetur. I arrestuari pretendon se nuk i ka dhënë asnjë gjë. Për mandatin pyesni kryeministrin kur të dalë, sepse ne kemi punë me burgun” tha avokati i Belerit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit