U vodhën celularët dy turisteve në Tiranë duke i kanosur me thikë, identifikohen dy autorët e dyshuar. Procedohet penalisht njëri prej tyre, tjetri shpallet në kërkim. Sekuestrohen 3 aparate celulare dhe 1 automjet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Islam Alla”. Në gjendje të lirë u procedua një 16 vjeçar, banues në Tiranë, shoku i tij E. L. 18 vjeç u shpall në kërkim.
Sipas policisë, të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme u kanë marrë celularët dy turisteve të huaja, duke i kanosur me thikë dhe më pas janë larguar me automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.