Një krim i rëndë ka tronditur Greqinë. Një grua 50-vjeçe u gjet e pajetë herët në mëngjes me pesë plagë thike në qafë në Athinë.
Efektivët morën gjurmët e gishtërinjve nga trupi i pajetë i gruas pasi tek ajo nuk u gjetën sende personale apo ndonjë dokument që vërteton identitetin e saj.
“Një punëtore pastrimi më tha se një grua po kalonte nga një shkallë në tjetrën. Se dikush, ndoshta një narkoman, donte t’i merrte çantën”, thotë pronari i një dyqani pranë vendit ku u gjet kufoma.