-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Fredi Belerit, Xhaçka flet për takimin me Dendias: Shqipëria, e palëkundur në qëndrimin e saj!

Kryesoret

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë një prononcim për mediat nga Brukseli, ku ndër të tjera ka folur edhe për takimin që ajo ka pasur me homologun e saj grek, Nikos Dendias, në lidhje me çështjen e arrestimit të Fredi Belerit.

Sipas Xhaçkës, në këtë takim u bënë të ditura qëndrimet e të dyja palëve, ndërsa shtoi se Shqipëria vijon të vërë theksin në zbatimin dhe respektimin e ligjit, që është i barabartë për çdo qytetar shqiptar, që e shkel atë.

“Me kolegun Dendias pata një takim të mirë, i cili ishte një mundësi për të diskutuar nga afër çështjen. E urova për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e djeshme dhe i shpreha dëshirën tonë të sinqertë që pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme për çështjen Beleri, të mund të vazhdojmë bashkëpunimin tonë miqësor për të cilin kemi hapur tashmë një faqe të re.

Kolegu Dendias paraqiti qëndrimin e tij dhe unë bëra shumë të qartë qëndrimin tonë se kjo nuk është as çështje politike dhe as çështje e të drejtave të njeriut. Është çështje e respektimit të ligjit për çdo qytetar shqiptar. Është çështje e luftës kundër fenomenit të blerjes së votës, si një prej rekomandimeve kryesore të OSBE-ODIHR. Ashtu si Shqipëria, edhe Greqia në respekt të ligjit kreu arrestime pikërisht për akuza për blerje vote.

Pra, kemi të bëjmë me një çështje që i përket gjyqësorit dhe ku nuk ka vend për ndikime politike nga brenda e jashtë Shqipërisë. Për pavarësinë e gjyqësorit ne jemi investuar në mënyrë serioze sikundër është investuar edhe Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare.”, u shpreh ndër të tjera në prononcimin e saj për mediat nga Brukseli, ministrja Olta Xhaçka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit