-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ç’punë ke ti?!”/ Berisha: Balluku thirri vëllanë e kandidatit! Bajri terror në Shkodër

Kryesoret

Lideri historik i së djathtës, Sali Berisha listoi përpara anëtarëve të Kryesisë së grupit që drejton problemet dhe faktet sipas tij që tregojnë se zgjedhjet e 14 Majit u manipuluan. Foli me emra.

Belinda Balluku arrin deri aty sa thërret në kërcënim të hapur në shtab vëllanë e kandidatit tonë në Mat dhe i thotë “ç’punë ke ti me fushatën elektorale”.

Me dhjetëra demokratë në Bulqizë u kërcënuan që të mos marrin pjesë në komisione. Administrata u soll si polici politike” tha ai.

LIVE-Berisha: Rama bleu zgjedhjet me 670 mijë zarfe me 50-çe

U ndal edhe te Shkodra. Denoncoi Bajrajt. “Bandat dolën nga strofulla, në Shkodër Rama vendosi paqen mes pesë bandave. Me në krye Bajrat u vërsulën me makina të blinduara duke ushtruar terror pranë qendrave të votimit.

Kjo situatë nuk ishte në të gjithë Shqipërinë njëlloj. Kjo ishte në të gjitha zonat ku ai me cdo kusht donte të merrte mandatin” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit