Në Shqipëri përshkallëzimi i largimit të mjekëve nga vendi, gjatë viteve të fundit ka marrë tiparet e asaj që quhet “rrjedhje e trurit”.
Kjo ka nxitur disa studiues të kryejnë një studim mbi arsyet e këtij emigrimi si dhe të faktorëve që do të ndikonin në rikthimin e tyre. Studimi është botuar në faqen e Universitetit të Sussex-it në Britani.
Ndër shtysat kryesore në të dyja rastet, studimi veçon faktorët ekonomikë, edukimin, stabilitetin politik dhe luftën ndaj korrupsionit. Emigrimi i mjekëve është një shqetësim dhe për vendet e rajonit, por në Shqipëri ky fenomen ka pasoja më të rënda për shkak të dobësive në sistemin shëndetësor.
Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Tiranë Mimoza Picari, bisedoi me autorë të studimit dhe mjekë mbi gjetjet e tij dhe sjell materialin në vazhdim.
Për më shumë se tre dekada, emigracioni në Shqipëri është në një shkallë të lartë dhe bazuar në të dhënat e INSTAT, sot rreth 38% e popullsisë jeton jashtë vendit. Studiuesit konstatojnë me shqetësim se emigrimi po merr formën e asaj që quhet “rrjedhje e trurit”, dhe se rreth 40% e flukseve emigratore në dhjetë vitet e fundit kanë këtë tipar.
Një prej elementëve të tij është largimi i mjekëve nga vendi. Një studim i fundit i botuar në faqen e Universitetit të Sussex-it, në Britaninë e Madhe, sjell një panoramë shqetësuese të asaj që ndodh sot në sistemin shëndetësor shqiptar./VOA
Artikulli i plotë këtu.